Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin ndaj Valon Sylës

Prishtinë | 14 Pri 2023 | 14:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Ata dyshohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes”, raporton Ekonomia Online.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Nxitja e përqarjes dhe mos durimit nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.

Tre të dyshuarit për sulm ndaj gazetarit Syla, kanë dal para Gjykatës të premten, pasi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Të dyshuarit, Lum Dervishi, 24-vjeçar, po dyshohet nga Prokuroria Speciale se së bashku me Kenan Hasanin 23-vjeçar dhe Okan Hasani 24-vjeçar mbrëmjen e 11 prillit rreth orës 23:00 në lagjen “Bregu i Diellit” kanë sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla.

Lidhur me vendimin për caktimin e masës, pritet të vendos gjyqtari i procedurës paraprake.

Të njëjtit gjenden në ndalim policor që nga mbrëmja e 12 prillit kur edhe u arrestuan nga ekipet policore të Drejtorisë Kundër Terrorizmit.

Sylën e kishin përcjellur sulmuesit, derisa ka dalur nga ndërtesa e T7, ku ishte i ftuar në emisionin Pressing, pastaj e kishin ndjekur me veturë dhe para shkallëve të një lokali në Bregun e Diellit e kishin sulmuar ku ai kishte pësuar lëndime në kokë.

Të ngjashme