Ekonomia Online
FUNDIT

Gjykata vendos urdhër mbrojtjeje edhe ndaj Princit Leka, shtyhet procesi për Elia Zaharinë

Gjykata vendos urdhër mbrojtjeje edhe ndaj Princit Leka, shtyhet procesi për Elia Zaharinë

Në gjykatën civile u zhvillua sot seanca për Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë. Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje Princit Leka nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia, të cilët u përfshinë në një konflikt me njëri -tjetrin. Ndërsa për Leka Zogun dhe aktoren, procesi u shty […]

Në gjykatën civile u zhvillua sot seanca për Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.

Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje Princit Leka nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia, të cilët u përfshinë në një konflikt me njëri -tjetrin.

Ndërsa për Leka Zogun dhe aktoren, procesi u shty për në datën 27 mars. Avokati i Princit kishte sjellë aktet e ekspertizës për dhunën, por avokatja e Elias jo. Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian dhe për këtë shkak, vendosi shtyrjen e seancës.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit./Top Channel/

Të ngjashme