Gjykimi ndaj Salih Mustafës, fillon dëshminë e saj dëshmitarja e mbrojtur

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e së mërkurës, në gjykimin që po zhvillohet ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka filluar dëshminë e saj dëshmitarja W04676.

Paraprakisht, para hyrjes së dëshmitares në sallë, prokurorja Silvia Dascoli ka bërë të ditur se për shkak të natyrës specifike të dëshmisë së dëshmitares në fjalë, pjesa më e madhe do të zhvillohet në seancë private. Mirëpo, ajo tha se do të bëjnë çmos që një gjë e tillë të ndodhë sa më pak, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca e së mërkurës ndaj Salih Mustafës do të fillojë më vonë, për arsye tektike.

“Për arsye teknike seanca e sotme ndaj Mustafës do të fillojë më vonë. Ne do t’ju informojmë, sapo të jemi në dijeni, për kohën e fillimit të seancës”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Më 11 nëntor, në këtë gjykim ka përfunduar dëshminë e tij, dëshmitari i gjashtë i mbrojtur me kodin 4669, kurse sot pritet të fillojë dëshminë, dëshmitari i shtatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme