“Gjynahit, po i duket vetja si Fan Noli”: Kastrati me kritikat të ashpra drejt Kurtit

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti, pas takimit të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, madje ka thënë se po i duket vetja si Fan Noli, shkruan Gazeta Metro.


Kastrati ka thënë se Kurti dje është  munduar t’u japë mend Bashkimit Evropian, pasi ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë në arritjen e një marrëveshje të SEFTA-së.

“Kurti, dje në panelin e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, prapë i paska shitur mend Bashkimit Evropian. Kurti paska thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë në arritjen e një marrëveshje të SEFTA-së (propozim i Kurtit), ku do të përfshihen katër elemente, etj, etj, etj, etj”, ka shkruar ndër të tjerash Kastrati në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

POLITIKË E GËRDITSHME!
Kurti, dje në panelin e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, prapë i paska shitur mend Bashkimit Evropian. Kurti paska thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë në arritjen e një marrëveshje të SEFTA-së (propozim i Kurtit), ku do të përfshihen katër elemente, etj, etj, etj, etj.
Kogja mirë. Bravo djalosh. Eeee gjynahit, këtij të shkretit po i duket vetja si Fan Noli.

Imagjinoni se si ndihen aty disa kryeministra të Ballkanit që i kanë ekonomitë e ushtritë shumëfish më të zhvilluara se Kosova kur ky ju mban ligjërata. Imagjinoni se si ndihen përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kur ligjërata për zgjerimin dhe integrimet në BE ju mban kryeministri i vendit më të varfër prezent aty në tavolinë.
Imagjinoni se si ndihen aty ata diplomatë kur ligjërata ju mban kryeministri vendi i të cilit shënon rekorde me të vdekur nga Covid dhe që ka më së paku të vaksinuar.
Natyrisht, disa të Ballkanit qeshin me cinizëm e të tjerët ndihen të tallur nga Kurti. Ama ky se ka gajle gjendjen faktike në terren. Si gjithë, me rëndësi për të është me marrë pak vëmendje para kamerave.
Ec more mos i mbaj ligjërata perëndimit që ka investu milionat në Kosovë e që ushtarët e tyre t’i ruajnë kufijtë e Kosovës. Ec puno diçka se bëhesh hor si Afganistani!

A është në tokë të Zotit ky njeri? Atje pasi e pi do verë e alkool ju shet mend Evropës!
Këtu në terren Arben Vitia ( Arben barcoleta) vjen i rrezitur prej detit e neve na vdesin dhjetëra njerëz në ditë, refuzohen donacione të vaksinave që kanë mund me shpëtu jetë njerëzish, me mijëra vaksina hedhën jashtë përdorimit, në vikend nuk vaksinojnë, nuk ka ekipe mobile etj.
Gjynah prej popullit të shkretë! Vdekja po u troket në derë çdo ditë ndërsa vaksina e termine s’ka, e kryeminstri “i mençëm” po i mban ligjërata perëndimit.

Problemi është që ai s’po di çka me rrejt ma! Më herët për çdo problem në këtë vend për 20 vjet me radhë thoshte opozita i ka fajet. Madje edhe shi e borë kur ka ra, sipas tij, opozita e sotshme i kishte fajet. Tash, COVID-i është problem i ri, i ka një vit e jo 20 vjet, kështu që e ka problem me gjetë rrenën e radhës. Edhe pse ky të befason! Veç kur të del një ditë e të thotë Kadria e Hashimi kanë gisht në laboratorin e Wuhanit në Kinë prej nga ka shpërthy COVID-i.
Marre çka bënë ky njeri para syve të qytetarit. Përderisa ky e argëton veten me fjalime patetike, ndërkohë sa njeri vuan me shpirt prej VIRUSIT e ka nevojë për ndihmën e qeverisë.
POLITIKË E GËRDITSHME. DEMAGOG PATETIK!



Të ngjashme