Gjyq për gratë që dyshohet se kanë vrarë Kim Jong-nam

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 12:05 | Nga

Një gjykatë në Malajzi ka vendosur që të dhënat kundër dy grave që akuzohen për vrasje të Kim-Jong-nam, gjysmëvëllait të liderit verikorean, Kim Jong-un, përbëjnë bazë të mjaftueshme ashtu që rasti të shkojë në gjyq.

Kim Jong-nam ka vdekur në aeroportin e Kuala Lampurit vitin e kaluar pas gjurmëve të agjentit nervor VX në fytyrën e tij.

Siti Aisyah and Doan Thi Huong, janë deklaruar të pafajshme, mirëpo ato përballen me dënim me vdekje në rast se dënohen për vrasje.

Avokatët mbrojtës kanë qenë të bindur më herët, se rasti kundër klienteve të tyre do të ndalej, duke thënë se është e qartë që nuk ka pasur asnjë shkas për vrasje të Kimit.

Mirëpo një gjykatë të enjten ka vendosur se veprimet e të dyja grave, të cilat janë ndaluar pas pamjeve në kamera, kanë qenë dëshmi të mjaftueshme se ato kanë pasur qëllim vrasjen.

Jong-nam, gjysmëvëllai i Kim Jong-unit, ishte duke pritur për të udhëtuar me aeroplan në Macau më 13 shkurt të vitit të kaluar, kur dy gra i janë afruar në zonën e nisjes.

Pamjet e CCTV-së kanë shfaqur një grua teksa i ka prekur fytyrën Kimit, para se të dyja të largoheshin nga skena.

Kim më pas ka kërkuar ndihmë, duke thënë se në fytyrën e tij ka pasur substancë kimike.

Ai ka vdekur rrugës për në spital teksa më vonë është vërtetuar se ai i është ekspozuar agjentit nervor, VX.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme