Gjyqi ndaj aktorit dhe komedianit të famshëm amerikan Bill Cosby, pritet të nisë në Pensilvani këtë të Hënë, raporton BBC.
Z. Cosby, 80 vjeç, mohon të ketë droguar e më pas të ketë abuzuar seksualisht me Andrea Constand 14 vjet më parë.
Gjyqi i parë, zhvilluar në qershor të 2017-s, përfundoi kur juria nuk arriti dot të merrte një vendim.
Aktori, i cili ishte protagonist në seritë televizive të viteve ’80 “The Cosby Show” u përball me akuza për ngacmime nga duzina gra të tjera, por ai i ka mohuar të gjitha ato.
Dikur i cilësuar si “Babai i Amerikës”, aktori Cosby gëzoi një reputacion shumë të mirë për vite para se të dilnin në dritë një sërë akuzash për ngacmim seksual në 2015-n.
Cosby akuzohet për ngacmime të pahijshme, shkelje e shkallës së dytë, nga prokurori i Pensilvanisë.
Akuza, nëse vërtetohet mund të kërkojë 10 vjet burg për aktorin.
Avokatët e tij thonë se Cosby dhe Costand kanë patur një lidhje dashurie bashkë.
Rreth 60 gra përgjatë 5 dekadave kanë akuzuar aktorin fitues të shumë çmimeve kinematografike, si një ngacmues seksual. Por statuti i limituar i ligjeve do të thotë që vetëm një akuzë mund të sillet në gjyq.