Dënohet me burgim mësuesi shqiptar që ngacmoi seksualisht të miturën

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Është dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Gjirokastës, mësuesi Neshat Tepelena, me akuzën për ngacmim seksual ndaj një të mitureje në Sarandë.

Neshat Tepelena u arrestua pas akuzave publike që i bëri familja e vajzës së mitur.

Pas publikimit të rastit, banorët e fshatit treguan edhe raste të tjera të dyshuara në të shkuarën.

Tepelena, ishte mësues në shkollën 9 vjeçare të fshatit Kalasë të Delvinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme