UP-ja pas 52 vjetësh me rregullore për parandalimin e mbrojtjen nga ngacmimet seksuale, kërkohen ndryshime

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 14:02 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Art dhe Komunitet (Artpolis), Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim (ORCA), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, kanë organizuar aksion simbolik me rastin e miratimit të rregullores së parë brenda Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Diellza Bezera, koordinatore në Artpolis, tha se pas 52 vjetësh dhe një varg kërkesave të studentëve, njësive akademike Universiteti i Prishtinës ka aprovuar rregullore për parandalim dhe mbrojtje nga ngacmimit seksual.

Madje ajo e ka konsideruar moment historik dhe hap të rëndësishëm miratimi e kësaj rregulloreje për UP-në.

“Pas dy dekadave kërkesave të studentëve, njësive akademike dhe të bashkëpunimimit me shoqërinë civile Universiteti i Prishtinës ka aprovuar rregullore për parandalim dhe mbrojtje nga ngacmimit seksual. Rregullorja e përkufizon ngacmimin seksual si çfarëdo forme të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale apo fizike të  natyrës seksuale dhe/apo psikologjike, me qëllim apo pasojë prekjen apo shkeljen e dinjitetit të një personi dhe krijimin e një mjedisi frikësues, armiqësor, degradue , nënçmues dhe fyes.

“Në 52 vite që nga themelimi i UP-së nuk ka pasur asnjë udhëzues apo rregullore që e adreson problemin e ngacmimit seksual, që nxit të gjithë studentët të raportojnë çfarëdo sjellje ngacmuese e diskriminuese në organet kompetente në UP dhe jashtë saj. Prandaj, Rregullorja për mbrojtjen nga ngacmimi seksual është hap i rëndësishëm historik për Universitetin e Prishtinës”.

“Disa nga aspektet pozitive të rregullores për mbrojtje nga ngacmimi seksual janë: 1) Rregullorja e parasheh një pozitë pune të Zyrtarit/es për mbrojtje nga ngacmimi, i/e cila do të jetë përgjegjës/e, mes tjerash, për pranimin e denoncimeve për ngacmim dhe ngacmim seksual, për këshillim dhe informim të palëve lidhur me procedurat e paraqitjes së denoncimit dhe zhvillimin e procedurave disiplinore. 2) Zyrtari/ja mbrojtje nga ngacmimi do të raportojë një herë në vit para Senatit të Universitetit të Prishtinës për numrin e rasteve të paraqitura për këshillim , numrin e rasteve të hetuara, rasteve të përmbyllura dhe masave të shqiptuara ndaj personave përgjegjës për ngacmim dhe ngacmim seksual”.

Ajo më pas ka paraqitur edhe disa nga vërejtjet që kanë pasur sa i përket kësja rregullore, raporton EO.

“Po i përmendim disa nga çështjet që do të rregullore të cilat ne i kemi kundërshtuar gjatë pjesëmarrjes sonë dhe do të vazhdojmë të kërkojmë të ndryshohen në Rregullore: 1) Afati për paraqitjen e raportimit të ngacmimit seksual. Ne kemi kërkuar që ky afat të jetë 5 vite, ashtu siç parashihet edhe me ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, ndërkaq UP ka marrë vendim jotrasparent që ky afat të jetë vetëm 1 vit; 2) Ne kemi kërkuar që trajnimi për ta kuptuar ngacmimin seksual dhe mbrojtjen nga ai duhet të jetë obligativ edhe për personelin akademik edhe për studentët; 3) Barra e provës është përcaktuar se bie në të dy palët procedurale, megjithëse kërkesa jonë ka qenë që në përputhje me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, barra e provës të bie mbi subjektin e dyshuarin”.

Të ngjashme