Bllokimi i punimeve në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, pezullim të cilin e kërkoi Boris Johnson është i joligjor.
Këtë vendim e ka dhënë së fundi, gjykata më e lartë civile e Skocisë, njofton Klan Kosova.
Një panel prej tre gjyqtarësh në gjykatë u gjet në favor të një grupi ndër-partiak politikanësh që po sfidonin veprimin e kryeministrit.
Gjykatësit thanë se ”kryeministri po përpiqej të parandalojë që Parlamenti të mbajë qeverinë për llogari përpara Brexit”.
Një ankesë e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar kundër vendimit do të dëgjohet nga Gjykata Supreme në Londër javën e ardhshme.
Vendimi i Gjykatës së Sesionit rrëzon një vendim të mëparshëm nga gjykata, e cila tha javën e kaluar se Boris Johnson nuk e kishte shkelur ligjin, njofton Klan Kosova.