Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, në rastin e të akuzuarit M.P., për shkak të veprës penale: “Marrja e ryshfetit”.
Me këtë rast, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i ndryshuar dhe ai është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti.
Kjo gjykatë të akuzuarin e ka shpallur fajtor, sepse në vitin 2012, si gjyqtar pranë Gjykatës Komunale në Gjilan, ka kërkuar nga pala e dëmtuar, e pastaj edhe pranuar, një shumë të hollash prej 2 mijë eurove, për të kryer një veprim të cilin është dashur ta kryej, në kuadër të autorizimeve të tij zyrtare.
Bëhet e ditur se gjyqtarit, do t`i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim prej 07.nëntor 2012 e deri më 04 dhjetor të po këtij viti.