Gjyqtari Brych akuzohet se bëri 2 gabime në ndeshjen Liverpool – Roma

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 10:13 | Nga

“Corriere dello Sport” akuzon gjyqtarin gjerman, Felix Brych se bëri dy gabime te dy prej pesë golave të realizuar nga “Reds” në fitoren 5:2 në Anfield.

Felix Bryche kishte mjaft punë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Romës.

Por, “Corriere dello Sport” akuzon gjyqtarin gjerman se bëri dy gabime te dy prej pesë golave të realizuar nga “Reds” në fitoren 5:2 në Anfield.

Goli i parë nga Salah – sipas Corriere – nisi pas një ndërhyrje të palejueshme nga Wijnaldum ndaj Kevin Strootman, përcjell “lajmi.net”.

Po ashtu, Salah dyshohet se ishte në pozitë jashtë loje te aksioni i golit të tretë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme