Gjyqtari Robert Carolan nuk është më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kështu thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtuese.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se gjykatësi Carolan i ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi, njoftimin për dorëheqjen e tij, të premten.
“Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, gjyqtari Carolan i ka dorëzuar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njoftimin për dorëheqjen e tij, të premten, më 9 shtator 2016, një kopje e së cilës i është dorëzuar edhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, si dhe Sekretarisë së Gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.