Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka thënë se ky subjekt politik është që të themelohet Komisionit Hetimor Parlamentar për Krizën Energjetike.
Por sipas tij ka shkelje procedurale të inicimit të themelimit të këtij komisioni, për çka sipas tij ata deri më tani nuk e kanë dhënë mbështetjen e tyre.
“Ka tentativa nga opozita për ta bllokuar proceduralisht kuvendin. Vetëvendosje nuk ka asgjë për të fshehur, asnjë hezitim. Do të ecet përpara për këtë çështje. Sapo të përmirësohen çështjet procedurale nga opozita”, është shprehur Gjyshinca në Info Magazine në Klan Kosova.
“Bashkë me këtë komision do të themelohen edhe komisione të tjera parlamentare që prekin interesant e njerëzve të afërt me partitë nga opozita”.
“Opozita është ajo që po e bllokon krijimin e komisionit për energjinë pasi që po duan që të bllokojnë edhe krijimin e këtyre komisioneve të tjera hetimore”.