Gjysma e bizneseve, jashtë sistemit fiskal

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 08:39 | Nga

Administratës Tatimore të Kosovës i janë dashur më shumë se gjashtë vjet për t’i bindur bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës që të përfshihen në sistemin fiskal.
Ky biznes, që ka qarkullim vjetor afro 600 milionë euro, ka refuzuar fiskalizimin, një herë me arsyetimin se kostoja është e madhe, e së fundi se në këtë proces ka monopol të furnizimit me pajisjet fiskale, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe derisa naftëtarët zotohen se brenda pak muajve do të fiskalizohen, ATK-së i mbeten edhe mijëra biznese tjera jashtë këtij sistemi. Nga mbi 50 mijë biznese aktive në Kosovë, me pajisje fiskale janë pajisur vetëm 25.769 sosh.

Shoqata e operatorëve të licencuar për pajisje me arkë fiskale ka ngritur si shqetësim heshtjen e ATK-së ndaj veprimeve të naftëtarëve, të cilët, sipas kësaj shoqate, me një parapagim ndaj kompanive të fiskalizimit e shtyjnë instalimin e pajisjeve fiskale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme