Bizneset nga Mali i Zi synojnë prezencë më të madhe të produkteve në tregun kosovar

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 15:19 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit – Agrokos janë mbajtur takimet B2B mes bizneseve të Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Ekonomia Online.

Biznesmeni nga Mali i Zi, Xhemajl Ravja, tha se me anë të panaireve synohet që të ketë prezencë më të madhe të produkteve në tregun e Kosovës.

“Firma jonë është firma “Veterino”, merret me ushqimin e bletëve. Kemi një traditë 11 vjeçare. Jemi prezentë në shumë panaire duke ju falënderuar Odës Ekonomike të Malit të Zi, marrim pjesë edhe këtu në Panairin e Agrobiznesit të Kosovës, jemi të kënaqur me vizitorë dhe me kontaktin që i kemi bërë me bizneset në Kosovë, prej çdo panairi presim që të jemi më shumë prezent në tregun e Kosovës”.

Ivana Paraca nga Oda e Afarizmit të Malit të Zi, tha se ku shtet ka eksportuar në Kosovë 23 milionë euro derisa importi ka qenë 3 milionë euro.

“Ne jemi këtu të prezantojmë produktet e tona këtu në Panairin e Agrobiznesit dhe ne jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin në mes të bizneseve nga Mali i Zi dhe Kosova, veçanërisht me industrinë e ushqimit dhe transportit, turizmin dhe të tjera. Ne eksportuam në Kosovë 23 milionë euro dhe kemi importuar 3 milionë euro produkte nga Kosova. Me një bashkërendim në mes të shteteve tona mendoj që do të tejkalojmë shumë barriera”, tha ajo për Ekonomia Online.

Të ngjashme