Gjysma e fshatrave të Prishtinës pa rrjet ujësjellësi

Prishtinë | 23 Mar 2017 | 10:45 | Nga

Dita Botërore e Ujit ka gjetur edhe sivjet pa rrjet të ujësjellësit me ujë të pijshëm gjysmën e fshatrave të Komunës së Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë fakt e pohojnë edhe vetë zyrtarët komunalë. Kurse zyrtarë të ujësjellësit “Prishtina” e pranojnë se nuk e kanë të shtrirë rrjetin e tyre në të gjitha fshatrat e Komunës së Prishtinës, ndonëse është kompani rajonale dhe rrjetin e shtrinë edhe në katër komuna të tjera, përpos Prishtinës.

Prishtina e ka përmirësuar gjendjen e furnizimit me ujë, teksa gjendja ende nuk është stabilizuar shkaku i arsyetimit zyrtar se po testohet rrjeti.

Ndërtimi i Fabrikës në Shkabaj ka kushtuar 35 milionë euro. Por Komuna e Prishtinës nuk e ka paguar gjysmën e shumës së dakorduar në vlerë prej 2.5 milionë eurosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme