Gjysma e Prishtinës pa rrymë, KEDS jep sqarime

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) përmes një komunikate ka njoftuar se, si pasojë e një defekti në daljet e Nënstacionit Prishtina II, shumë lagje janë pa furnizim me energji elektrike.

“Si pasojë e një defekti të paraqitur në daljet e Nënstacionit Prishtina II, ku furnizohen lagjet: Velani, Taukbahçe, Sofali, Gërmia, Bregu i Diellit, Mati, Mahalla e Muhaxherëve, Matiçani, të njëjtat aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike”, thuhet nga KEDS.

Në njoftim potencohet se ekipet janë duke sanuar defektin dhe se furnizimi me energji do rikthehet sa më shpejtë të jetë e mundur, por nuk ipet ndonjë afat kohor.

“KEDS ka dërguar menjëherë ekipet në terren për të sanuar defektin dhe të njëjtit po bëjnë përpjekje maksimale që në kohën më të shpejtë të mundshme të rikthejnë furnizimin me energji elektrike”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme