Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka falënderuar Xhamaikan për njohjen ndaj Kosovës.
Ai tha se Kosova është e gatshme që krijojë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve dhe thellimin e miqësisë.
“Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës. Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona”, ka shkruar ai në Facebook.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë ”.