Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, nuk ka preferuar të flasë rreth të ardhmes së tij. Ai në një konferencën për media para fillimit të ndeshjes Kosova – Bjellorusia tha se nuk e di nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit e tij në krye të shtabit teknik, raporton Ekonomia Online.
Gliha duke folur rreth lojës e cila do të zhvillohet nesër, tha se do të jetë një ndeshje e vështirë.
“Nuk e di dhe as nuk po mendoj për këtë. Vëmendja ime është tek ndeshja e së martës dhe për pjesën tjetër nuk dua të komentoj. Po mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme si edhe që asnjëherë nuk ka pasur dyshime për lojtarëve Supërligës së Kosovës por ata e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të mirë që kanë mundur dhe unë skam thënë ndonjëherë që ata kanë qenë të dobët. Kosova ka pasur shumë rezultate të mira duke e pasur parasysh që ju keni humbur edhe kundër Andorës. Ndërsa nëse flasim për presionin, është nder, jo presion të jem në Kombëtaren e Kosovës”.
“Kamë preferuar të gjejë zgjidhje për problemet që i kishim si ekip, ne kemi gabime të vogla të cilat nuk duhet të i bëjmë sepse ndeshja e nesërme do jetë një ndeshje e vështire, ai theksoi që nuk do dëshironte asnjë ndryshim në Kombëtare. Për ndeshjën e nesërme Gliha theksoi që ai beson shumë të lojtarët e Kombëtarës dhe lojtarët e rinjë duhet ta kemi të qartë kur ti vendosim në lojë dhe ndeshja e nesërme është një ndeshje e rëndësishme dhe do luajnë ata futbollist që e meritojnë “, tha ai.
Lojtari i Kombëtares, Fidan Aliti, tha se vëmendja e tyre është tek loja e cila do të zhvillohet nesër, kështu duke mos u përgjigjur se cilat do të duhej të ishin ndryshimet në Kombëtare.
“Ende është herët për analiza se çfarë duhet ndryshuar në Kombëtare , sepse vëmendja duhet të jetë të loja e nesërme si dhe theksoi që është i lumtur që futbollistët e Supërligës kanë qenë pjesë e lojës në debutim të ëndrrave”, tha ai.
“Dardanët” do të zhvillojnë nesër mbrëma (e martë) ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”,