Franca po heton një variant të ri të Coronavirusit të zbuluar në një rajon të saj

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët janë duke hetuar një variant të ri të koronavirusit që është zbuluar në rajonin Brittany në perëndim të Francës dhe se mund të jetë më i vështirë të detektohet nga testimet sesa variantet tjera të koronavirusit.

Autoritetet e Shëndetësisë në Brittany kanë njoftuar se janë zbuluar tetë raste me variantin e ri të koronavirusitnë një spital të këtij rajoni.

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka thënë se analizat fillestare nuk lënë të kuptohet se mutacioni është më ngjitës dhe më vrasës se versionet e mëhershme.

“Hetimet do të bëhen për të përcaktuar se si varianti reagon ndaj vaksinimit dhe ndaj anti-trupave të zhvilluara nga infeksionet e mëhershme me COVID”, është thënë nga autoriteti Shëndetësor i Brittanys.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme