Gjermani: Dyfishohen vdekjet në dhjetor si pasojë e Covid-19

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Dhjetori shënon muajin me numrin më të madh të vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Gjermani.

Janë mbi dhjetë mijë raste të raportuara në tre javët e para të muajit, derisa në muajin paraprak kanë qenë pesë mijë e 796 raste të shënuara, raporton Deutsche Welle, transmeton Klan Kosova.

Në tetor ka pasur 964 raste të vdekjeve të regjistruara, ndërkaq në shtator 190 sish.

Në ditët e fundit Gjermania ka shënuar rreth 500 raste të reja ë vdekjeve në ditë, me afërsisht mbi 30 mijë të infektuar.

Me rekordet e reja të regjistruara me të vdekur dhe të infektuar, dhjetori tregon se ky vend ende nuk e ka kaluar pikun e valës së dytë të COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme