Joe Biden në epërsi, Trump ankohet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Procesi i numërimit të votave në ShBA ende është duke vazhduar dhe rezultati është i ngushtë.

Sipas rezultatave të publikuar në USA Today, Joe Biden është në epërsi me 238 vota elektorale, ndërsa kundërkandidati i tij republikan, Donald Trump ka 213 sosh, përcjell Ekonomia Online.

Trump edhe pse u tregua optimist për fitore, prapë u ankua se një grup njerëzish po përpiqen t’u heqin të drejtën e votimit një grupi tjetër dhe se këtë ai nuk do ta pranojë këtë.

“Ky është mashtrim ndaj publikut amerikan, është një turp për vendin tonë”, tha Presidenti Trump.

Ndërsa Biden, tha se janë në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet.

“Mirëmbrëma Delaueire. Durimi juaj është për të duruar, por nuk e prisja të shkonte gjatë. Ne ndihemi mirë për atë ku jemi. Ne jemi në rrugën për të fituar zgjedhjet. Duhet të kemi durim, çdo votë duhet të numërohet.

Por ne jemi optimistë aty ku jemi, duket se kemi fituar në Arizona, kemi lajme të mira në Xhorxhia, jemi optimist për Usiconin dhe Miliuen. Ne do të fitojmë në Pensilvani. Jam optimist për rezultatin e dua t’ju përgëzoj të gjithëve”, tha Biden.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme