Kur pritet të rihapen kufijtë në Evropë?

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Vendet e Bashkimit Evropian pritet të heqin kufizimet e brendshme dhe të rihapin kufijtë, në mënyrë që të mund të presin turistët.

Çekia është shteti i radhës që sot ka vendosur heqjen e kufijve për shtetet fqinje të saj, Gjermaninë, Austrinë, Sllovakinë e Hungarinë.

Këtë praktikë së pari e ka nisur Italia dhe të njëjtën pritet ta ndjekin edhe shtetet e tjera evropiane.

Kosova po ashtu ka vendosur heqjen e kufijve tokësorë për të gjitha shtetet.

Rihapja e madhe e kufijve tokësore në shtetet e mëdha evropiane pritet të ndodhë në mesin e qershorit.

Gjermania, Franca, Belgjika, Austria e Holanda planifikojnë që në mes të qershorit të hapin tërësisht kufijtë tokësorë.

Spanja ka në plan që të lejojë turistët nga fillimi i korrikut.

Disa shtete po planifikojnë që personat që vijnë nga shtetet me rrezik nga koronavirusi, t’i nënshtrohen testimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme