Mbi 12 milionë banorëve të Teksas u bëhet thirrje ta vlojnë ujin para përdorimit

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Mbi 12 milionë banorëve në Teksas të Amerikës u është thënë që të vlojnë ujin e çezmës para se ta përdorin. Kjo për arsyen se mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm për disa ditë më radhë, mund t’i shkaktojnë probleme shëndetësore.

Teksasi është shteti më i prekur nga stuhitë e fundit të borës në SHBA. Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar dëmtim të gypave të ujit duke vështirësuar furnizimin me ujë, derisa një pjesë e banorëve kanë përdorur batanije për t’i izoluar nga të ftohtit. Ky shtet është në gjendje të jashtëzakonshme, e miratuar nga presidenti Joe Biden.

Temperaturat kanë shkuar deri në -18 gradë Celsius, duke u regjistruar si moti më i ftohtë në 30 vitet e fundit.

Instituti për Meteorologji në SHBA ka paralajmëruar që stuhia do të vazhdojë të mbizotërojë edhe ditëve në vijim, derisa temperaturat do të ulen edhe më shumë, njofton BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme