Portugalia merr kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Portugalia ka marr sot kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së me moton “Të sinqertë, të gjelbër dhe riparim digjital”.

Rimëkëmbja ekonomike, klima, tranzicioni digjital dhe forcimi i autonomisë strategjike të BE janë prioritetet e Lisbonës zyrtare gjatë gjashtëmujorit të radhës, me vërejtjen se duhet zbatuar të gjitha “vendimet revolucionare” të marra gjatë presidencës gjermane.

“Motoja e presidencës sonë është ‘Të sinqertë, të gjelbër dhe riparim digjital’ dhe unë mendoj se kjo përfshin gjithçka që na duhet në Evropë për momentin”, tha shefi i diplomacisë portugeze, Augusto Santos Silva për sajtin e Presidencës gjermane.

Portugalia mori kryesimin nga Gjermania.

Portugalia do të jetë në krye të BE për herë të katërt dhe për herë të dytë në të ashtuquajturën “treshe presidenciale”, e cila përbëhet nga Gjermania si paraardhëse dhe Sllovenia si pasardhëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme