Rusia shënon mbi 8,200 raste të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë regjistruar 8,248 raste të reja të Coronavirusit, duke e çuar në 545,458 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 193 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 7,284, shkruan “Reuters”.

Rusia është në mesin e vendeve me më së shumti të infektuar me Covid-19 në botë, por ka dukshëm më pak viktima se Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe vendet kryesore evropiane.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve të reja, qeveria ruse ka vendosur të largojë një pjesë të masave kufizuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme