ShBA-ja regjistron dy rastet e para me variantin e Afrikës së Jugut

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Varianti i ri i COVID-19 i gjetur në Afrikën e Jugut është identifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë. Dy persona janë paraqitur të infektuar me këtë variant dhe nuk kishin histori udhëtimi.

Departamenti i Shëndetësisë në një komunikatë ka thënë se varianti i ri tashmë ka qenë duke qarkulluar mes njerëzve në Karolinën e Jugut, aty ku u paraqitën rastet.

Varianti, i njohur si B.1.351, së pari ishte zbuluar në Afrikën e Jugut në dhjetor dhe që atëherë është përhapur në të paktën 30 shtete, shkruan The Independent.

Deri të enjten, SHBA-ja nuk kishte raste të regjistruara me këtë variant.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme