Vazhdon rritja e konsumit në Shqipëri

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Statistikave në Shqipëri raportoi se konsumi ka vazhduar të ruajë ritmet pozitive të rritjes, edhe në tremujorin e tretë të vitit.

Shitjet me pakicë në ekonominë shqiptare u rritën me 3,9% krahasuar të njëjtën periudhë të vitit 2018.Rritja është stimuluar ndjeshëm nga shitjet në segmentin e hidrokarbureve.

 Po të përjashtojmë karburantet, rritja e shitjeve me pakicë ishte 3,4%.Sipas INSTAT zgjerimi më i madh është vënë re grupin e produkteve joushqimore shitjet e të cilave në volum ishin 1,9% më të larta.

Kërkesa e brendshme pritet të jetë faktor përcaktues në ecurinë e ekonomisë, edhe gjatë vitit që vjen

Të ngjashme