GLPS: Dialogu me Serbinë është përgjegjësi shtetërore, pajtueshmëria e gjerë politike – kriter i patejkalueshëm

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 11:04 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar studimin me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, raporton Ekonomia Online.

Përparim Kryeziu nga GLPS-ja tha se qeveria e re duhet të vendosë bashkëpunim të gjerë politik të brendshëm dhe të thellojë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtar, ashtu që përfaqësimi i Republikës së Kosovës në dialog tash e tutje të jetë serioz, i mirë përgatitur dhe njëzëri.

Në këtë drejtim, GLPS identifikon dhe rendit pesë gjëra kryesore të cilat Qeveria e re duhet t’i ketë parasysh në qasjen e saj ndaj dialogut dhe trajtimit të tij.

“Tash është përgjegjësi kushtetuese dhe e kryeministrit që të përbën një pajtueshmëri me të gjitha grupet parlamentare. Dialogu Kosovë-Serbi është përgjegjësi shtetërore. Pajtueshmëria e gjerë politike mbi çështje të dialogut është kriteri i patejkalueshëm. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se sa do që është i rëndësishëm që të jetë anëtarësim ii Kosovës në kombet e bashkuara duhet të kujtojmë që Kosova është shtet i pavarur edhe nëse nuk njihet nga Serbia. GLPS ka kohë  që avokon se temat e dialogut duhet të kenë mbështetjen e 2/3 të deputetëve. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me shtetësinë e Kosovës dhe jo ta cenojë atë. Palët e përfshira duhet të adresojnë çështje të hapura dhe që në rastin e Kosovës do të kuptonte diskutimin e temave si të pagjeturit, kthimin e pronave dhe më pas duhet të fillohet diskutimi mbi marrëdhënien e re”, tha ai.

GLPS-ja vlerëson se dialogu nuk po trajtohet si përgjegjësi rajonale e Bashkimit Evropian, por si nevojë për angazhim ndërkombëtar.

“Vazhdimi i dialogut duhet të ndërtohet mbi raportin e mirëbesimit. Pozita e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar është në nivel më të ulët pas pavarësisë. Dialogu nuk po trajtohet më si përgjegjësi rajonale e Bashkimit Evropian , por si nevojë për angazhim ndërkombëtar Përfshirja më e madhe e akterëve ndërkombëtar në dialog mund të jetë barrë për Kosovën”, tha ai.

GLPS-ja vlerëson se presioni për rifillim të dialogut pritet të rritet ndjeshëm, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi të parapara të mbahen në fund të muajit prill.

Në të njëjtën kohë, rifillimi i tij është përgjegjësi e pashmangshme e të gjitha palëve të përfshira.

Të ngjashme