Godet Moggi, afron ish-lojtarin e Liverpoolit

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 15:35 | Nga

Goditja e parë e madhe e Luciano Moggit te Partizani do të jetë Krisztian Adorjan. 24-vjeçari nga Hungaria pritet të jetë përforcimi i bujshëm i të kuqve për sezonin e ri.

Edhe pse mund të jetë një emër i panjohur për tifozët shqiptarë, mesfushori me tipare sulmuese ka një të kaluar të rëndësishme. Prej vitit 2009 ka qenë pjesë e Akademisë së Liverpoolit, duke kaluar deri në ekipin e parë të gjigandëve anglezë, por pa arritur të luajë asnjë ndeshje.

Në edicionin 2013-2014, “Reds” e huazuan te Groningeni në Eredivisien holandeze, aty ku futbollisti i lindur në Budapest realizoi 3 gola në 19 ndeshje të luajtura.

Prej vitit 2014 Krisztian Adorjan mbron ngjyrat e italianëve të Novarës. Ai ka luajtur me piemontezët nga Seria C dhe në Serinë B gjatë dy sezoneve të fundit. Në edicionin që kaloi mesfushori regjistroi 25 ndeshje, nga të cilat u aktivizua si titullar në 11 raste.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, Novara ka vendosur ta transferojë mesfushorin ofensiv te Partizani, me të kuqtë që kërkojnë lojtarë cilësorë në sulm, pas largimit të Caleb Ekuban.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme