Godin me marrëveshje para kontrate me Interin

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti uruguaian, Diego Godin, iu është nënshtruar në mënyrë të fshehtë testeve mjekësore te Interi dhe është afër që të nënshkruajë marrëveshje para kontrate me Zikaltrit, sipas Sky Sports Italy.

Kapitenit të Atletico Madrid-it i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe  për të ka pasur interesim nga Manchester United dhe Manchester City.

Mirëpo, mbrojtësi ka zgjedhur të kalojë në qytetin e Milanit, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme