Goditet banda shqiptaro-rumune në Itali

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 16:48 | Nga

Një bandë shqiptaro-rumune që merrej me shpërndarje droge, prostitucion dhe falsifikim dokumentesh, është goditur në Asti nga Guardia di Finanza.

Dy pjesëtarë të grupit janë arrestuar në Asti dhe në Veronese, bëhet fjalë për shtetasit me iniciale F.R., 21 vjeç e N.G, 32 vjeç. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim: V.D.I, 42 vjeç dhe B.M, 23 vjeç.

Sipas hetimeve, banda jo vetëm ndihmonte praninë e paligjshme të të huajve në Itali, përmes furnizimit me karta identiteti të vlefshme për të udhëtuar jashtë vendit, pasaporta dhe patenta shoferi, shkruan Lapsi.al.

Por përveç dokumenteve, grupi prostituonte 3 vajza bashkëkombëse, të cilat keqtrajtoheshin dhe njëra prej tyre ishte detyruar të abortonte.

Është dokumentuar edhe shitja e heroinës, kokainës dhe hashashit në qytet. Gjatë një prej arrestimeve, janë gjetur dhe konfiskuar disa gram kokainë dhe hashash dhe një pistoletë ilegale gjysmë automatike.

Me pak fjalë, një mostër e mirë e rasteve kriminale në të cilat janë specializuar bandat e “sllavëve” që veprojnë pa u ndëshkuar në territor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme