Goditet për vdekje një këmbësor në Prishtinë

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 12:24 | Nga

Një person nuk u ka mbijetuar plagëve që ka marrë nga goditja e dy automjeteve në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 00:15.

“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori F.A., i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme