Goditi me shuplakë komedianin, policia shkon në shtëpinë e Will Smith

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Disa oficerë janë parë në shtëpinë e Will Smith, dy ditë pasi aktori goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë në ‘Oscars 2022’. Oficerët janë parë me një mjet patrullimi në rezidencën e aktorit të famshëm, raporton New York Post.

Policia mbërriti pasi një telefonate në lidhje me një dron pranë pronës së aktorit. Por nuk dihet nëse ishte aktori që bëri ankesën apo ndonjë ndonjë fqinj tjetër. “Por kur oficerët arritën atje, ata nuk ishin në gjendje ta gjenin dronin. Tashmë ishte larguar nga zona.”, thanë burimet.

Noizy jep sinjale se është në lidhje me këngëtaren kosovare? – Gazeta Expr…
Megjithatë, kjo vjen vetëm pak ditë pas incidentit të ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar. Arsyeja e vizitës së oficerëve mund të jetë dhe Chris Rock, i cili u godit nga aktori, megjithëse është raportuar se nuk do të ngrejë padi ndaj tij.

Të ngjashme