Goditi për vdekje një këmbësor në Ferizaj, Gjykata merr vendim për të dyshuarin

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj B.G nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”. Ai dyshohet se më 1 nëntor e ka goditur për vdekje një këmbësor në një fshat të komunës së Ferizajt.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.G. më 1 nëntor 2022, në një fshat të Komunës së Ferizaj, duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia në kundërshtim me nenin 53 dhe 69 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugorë ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që i pandehuri duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve dhe rrethanave në rrugë e po ashtu duke mos mbajtur distancë anësore të sigurisë, ku në pjesën e përparme të anës së djathtë të automjetit e godet tani të ndjerin N.O. i cili duke ecur në skaj të rrugës, e ka hedhur mbi xhamin e përparme të veturës dhe më pas forca e goditjes e hedh në tokë, me ç` rast të dëmtuarin tani të ndjerit i shkakton lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën, me plagë të rënda në pjesë vitale të trupit, ku dërgohet për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dhe si pasoj e lëndimeve të marra tani i ndjeri N.O., nuk arrin t`i përballoj plagëve dhe i njëjti ndërron jetë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Paraburgim ndaj B.G. i dyshuar për veprën penale rrezikimi i trafikut publik

Ferizaj, 3 nëntor 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.G. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.G. më 1 nëntor 2022, në një fshat të Komunës së Ferizaj, duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia në kundërshtim me nenin 53 dhe 69 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugorë ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që i pandehuri duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve dhe rrethanave në rrugë e po ashtu duke mos mbajtur distancë anësore të sigurisë, ku në pjesën e përparme të anës së djathtë të automjetit e godet tani të ndjerin N.O. i cili duke ecur në skaj të rrugës, e ka hedhur mbi xhamin e përparme të veturës dhe më pas forca e goditjes e hedh në tokë, me ç` rast të dëmtuarin tani të ndjerit i shkakton lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën, me plagë të rënda në pjesë vitale të trupit, ku dërgohet për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dhe si pasoj e lëndimeve të marra tani i ndjeri N.O., nuk arrin t`i përballoj plagëve dhe i njëjti ndërron jetë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme