Goditje për CDU-në e Merkelit, renditet e treta në zgjedhjet në Hamburg

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka përjetuar humbjen më të madhe deri tash në zgjedhjet rajonale në Hamburg.

Konservatorët e CDU-së janë në krizë për udhëheqësi pasi që kryetarja e partisë kishte paralajmëruar dorëheqjen më herët gjatë këtij muaji, transmeton KTV.

E në zgjedhjet e Hamburgut, të Gjelbrit kanë shënuar fitore të madhe, derisa SPD-ja mbeti partia më e madhe në rajon.

Ndonëse AfD-ja nuk shënoi rezultate të mira megjithatë, do të zërë vende në parlamentin rajonal.

Votimi në Hamburg u mbajt vetëm pak ditë pas sulmeve raciste në disa vende gjermane me ç’rast 9 persona kanë vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme