Gola i VV-së thotë se Pirro i sakrifikoi ushtarët, ndërsa sindikata e arsimit fëmijët

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka thënë se përdorimi i fëmijëve si mjete sindikale i ngjan fitores së Pirros.

Madje thotë se Pirro i kishte sakrifikuar ushtarët e vet.

“Me perdorimin e fëmijëve si mjete sindikale, cdo fitore sindikale i ngjan fitores se Pirros. Dallimi eshte se Pirro kishte sakrifikuar ushtaret e vet”, ka shkruar Gola në Facebook.

Greva në arsim ka nisur më 25 gusht. Sindikata po kërkon shtesa 100 euro.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten gjatë vënes së gurthemelit të një shkolle në Llugë të Podujevës ka thënë se “e vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë është që të nis mbajtja e mësimit në shkolla”.

Ai po ashtu ka shtuar se si qeveri tash e kanë edhe pakon për përballimin e inflacionit që i përfshin edhe mësimdhënësit.

Të ngjashme