Gold AG e ka një miqësi të afërt me humanistin Halil Kastrati, po ashtu edhe me djalin e tij.
Reperi Arian Agushi, Gold AG, gjatë ditës së sotme e ka publikuar një foto me Halil Kastratin për të cilin i ka thënë disa fjalë zemre, shkruan lajmi.net.
Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati i ftuar mbrëmë në emisionin “Oxygen”, dhuroi edhe një banesë për nevojtarët dhe kjo e bëri të ndihet mirë edhe Goldin.
“O lum na për ty Halil Kastrati. Ku mos me dasht bre”, ka shkruar reperi pranë fotos.
E pas kësaj ai e ka publikuar një foto me djalin e Kastratit pranë të cilës po i lutet Zotit që ta shërojë.