Golden Eagle dhe Relax tani prezent edhe në Francë

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Golden Eagle, pija energjike më e shitur në Ballkan si dhe lëngjet Relax, të cilat eksportohen mbi 30 shtete të botes, tanimë mund t’i gjeni edhe në tregun e shtetit Francez.

Kompania Frutex ka arritur marreveshje me kompanin Sasu Polat nga Lyon, që të jete distrubitor i brendeve të saj, për këtë shtet.

Kualiteti dhe cilësia sipas standardeve ndërkombëtare, ka bërë që pija energjike Golden Eagle dhe lëngjet Relax të jetë një konkurrent i fortë në tregun ndërkombëtar, dhe qëllimi i saj është që të rrit eksportin edhe në shumë vende të tjera të botës.

Këto brende tani mund ti gjeni në katër kontinente të botës: Evropë, Afrikë, Azi e deri në Amerikë.

Të ngjashme