Kompania “Frutex” filloi vitin 2022 me një sukses të ri, pasi listës së vendeve të eksportit iu shtua edhe India, ku sot filloi eksporti i parë. Kjo sjell sërish në fokus ndërkombëtar kompaninë “Frutex”, përkatësisht produktin “Golden Eagle”.
Produkt ky që ka shkruar historinë e kompanisë Frutex si dhe është një ndër produktet e vetme që Kosova mund të krenohët me suksesin ndërkombëtar që ka arritur. Kjo duke u eksportuar në mbi 30 vende të botës.
E gjitha kjo është arritur falë cilësisë dhe standardeve ndërkombëtare që ka pija energjike “Golden Eagle”.
Kompania “Frutex” synon që brenda vitit 2022 të zgjeroj shtrirjen e produkteve të saj në tregjet botërore, respektivisht të shumëfishojë eksportin.