“Golden Eagle” edhe në Turqi

Suharekë | 07 Shk 2018 | 17:11 | Nga

Kompania “Frutex” nga Suhareka ka nisur sot kontingjentin e parë me pijen energjike “Golden Eagle” për tregun e Turqisë.

Distributor për Turqi do të jetë kompania “Nena Gida Ltd” nga Bursa. Përfaqësuesit e kësaj kompanie janë shprehur optimistë që ky produkt do të mirëpritet dhe do të ketë sukses në Turqi, duke marrë parasysh që ky treg ka më shumë se 80 milionë banorë.

“Për më tepër në këtë vend jeton një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare”, theksohet në një komunikatë shtypi të kompanisë “Frutex”.

“Golden Eagle” është një ndër produktet kosovare më të shitura në tregun ndërkombëtar. Kjo pije është prezente ne tregjet e Evropës, Azisë e Afrikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme