“Golden Eagle” mbledh mjetet për ndërtimin e 7 shtëpive për familje në nevojë

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 14:26 | Nga

Kompania “Frutex” dhe Fondacioni humanitar “Golden Eagle”, deri me 27 prill kanë  mbledhur afër 140 000 euro për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet në nevojë.

Fushatën “Dhuro 5 centë për ndërtimin e 7 shtëpive” kompania “Frutex” e konsideron shumë të suksesshme, pasi që mjetet janë mbledhur një muaj më herët se sa ka qenë e planifikuar të zgjasë fushata.

Me 4 shkurt të këtij viti “Frutex” ka nisur fushatën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve “RELAX”, do të ndahen nga 5 centë, dhe mjetet e mbledhura do të shkojnë në fondacionin humanitar “Golden Eagle” për ndërtimin e këtyre shtëpive.

Nga mbledhja e këtyre mjeteve, shtëpitë e katër familjeve tani më janë në fazën e fundit dhe shumë shpjet pritet që këto familje të vendosen në shtëpitë e tyre.

Katër  familjet e para që janë përzgjedhur nga Fondacioni për ndërtimin e shtëpive janë: familja e Mentor Aliaj nga fshati Shtuticë i komunës së Drenasit, familja Fatmir Qazimi nga fshati Cërnillë i komunës së Ferizajt, familja Osman Krasniqi nga Lagja Arbanë e Prizrenit dhe Avni Qatani nga fshati Duhël i Therandës.

Shumë shpejt pritet përzgjedhja e tri familjeve të cilave do t’iu ndërtohen shtëpitë.

Gjate këtyre 2 viteve të ekzistimit të Fondacionit “Golden Eagle” janë ndërmarrë shumë aktivitet bamirësie, duke ndarë donacionin për tri spitale, atë në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Fondacioni ka ndarë bursa për 100 studentë, gjithashtu mbështesin edhe institucione dhe shoqata që merren me shkollim të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme