“Golden Eagle” organizon Karnaval në Suharekë, performojnë Gjiko dhe 20 grupe artistike

Suharekë | 10 Maj 2018 | 08:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Reperi Gjiko dhe 20 grupe artistike do të mblidhen në Suharekë për të marrë pjesë në Karnavalin e organizuar nga kompania e lëngjeve “Frutex”, e që do të mbajë emrin e një nga produkteve të kësaj kompanie, “Golden Eagle”.

Pjesë në këtë karnaval, përveç grupeve nga Kosova do të marrin pjesë edhe tri grupe nga Shqipëria. Prej të cilave edhe cirku i Tiranës dhe banda frymore e Elbasanit.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka shpalosur detajet lidhur me këtë karnaval.

Sipas Palushit, qëllimi i këtij karnavali është identifikimi i qytetit të Suharekës dhe produktit “Golden Eagle” më një ngjarje të tillë.

“Ideja jonë për me mbajt një karnaval ka qenë qëllimi që Suharekës meqenëse vijmë nga ky qytet dhe produktit tonë Golden Eagle të i japim një element që në të ardhmen e afërt do të mund të identifikohej”.

“Fillimisht do të jetë  një parakalim i cili do të fillojë nga Komuna dhe deri te sheshi Fadil Vata ku do të parakalojnë rreth 20 grupe kryesisht nga Kosova por po ashtu do të jenë tri grupe dy nga Tirana dhe një nga Elbasani do të jetë cirku i Tiranës e pastaj banda frymore e Elbasanit edhe po ashtu Ansambli autokton “Rugova”, “Jehona” nga Suhareka dhe grupe të tjera për të rinjtë”.

Ndër të tjera në këtë Karnaval të gjithë të interesuarit do të mund të shohin gërshetimin e elementeve të traditës dhe modernes, raporton EO.

“Në skenën e parë do të ketë më tepër element të traditës kurse në skenën e dytë do të ketë elemente të modernes dhe pjesa e tretë po ashtu në skenën e dytë do të jetë party ku do të performojë këngëtari i njohur që po ashtu është edhe imazh i Golden Eagle, Gjiko”.

Kanavali i cili pritet të zgjasë rreth 6 orë do të përmbyllet me performancën e imazhit më të ri të “Golden Eagle”, reperit Gjiko.

Të ngjashme