Një 67-vjeçar është mbytur rreth mesditës në plazhin e Golemit. Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.19.
“Më datë 18.06.2019, rreth orës 12:19, në plazhin e Golemit gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det është mbytur aksidentalisht shtetasi L. H., 67 vjeç, banues në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe ambulanca, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, thuhet në njoftimin zyrtar.