Goli i Amir Rrahmanit ndaj Prishtinës, kur luante për Drenicën

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Amir Rrahmani është sot njëri prej futbollistëve më të suksesshëm shqiptar.

Qendërmbrojtësi kosovar po luan me sukses në njërën prej ligave më të forta në Evropë, në Serie A, me Napolin.

Madje, aty, 28 vjeçari është bërë edhe lider i ekipit falë besimit që ia ka dhënë trajneri Luciano Spalletti, shkruan “Gazeta Express”.

Njëjtë si Vedat Muriqi, Milot Rashica e Edon Zhegrova, edhe Rrahmani ka dalë nga futbolli kosovar.

Ai kishte luajtur për disa skuadra kosovare, përfshirë këtu edhe Drenicën.

E në videon që mund ta shikoni duke klikuar KETU Rrahmani shihet duke shënuar me kokë ndaj klubit më të madh kosovar, FC Prishtina, ndërsa feston me shokët e atëhershëm të skuadrës.

Rrahmani më pas pati eksperienca në Shqipëri tek Partizani i Tiranës dhe në Kroaci në RNK Split, Lokomotiva Zagreb dhe Dinamo Zagreb, para se t’i bashkohej Veronës në Itali e pas saj Napolit.

Krahas sigurisë që e shfaq në mbrojtje dhe nisjes së aksioneve falë saktësisë së tij duke luajtur me këmbë, mbrojtësi shtatlartë kosovar ka ditur të shënojë edhe gola me Napolin, por edhe me Kombëtaren e Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Ai do t’i udhëheqë “Dardanët” në dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Irlandës së Veriut këtë të shtunë dhe kundër Qipros të martën tjetër. 

Të ngjashme