Goli i Ronaldos, më i bukuri në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 09:28 | Nga

Goli i Ronaldos kundër Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është vlerësuar si më i miri për sezonin 2017/18, ku triumfoi Real Madridi.

Jehona e fitores historike të Real Madridit në Kiev nuk është shuar akoma, por Cristiano Ronaldo ka marrë vlerësimin e radhës.

Si çdo vit, faqja zyrtare e UEFA-s ka zgjedhur golin më të bukur të edicionit që sapo është mbyllur.

Siç mund të kuptohet, magjia e CR7 në “Allianz Stadium”, kundër Juventus, ka zënë vendin e parë. Një gjest që teknik që ka marrë edhe duartrokitjet e tifozëve bardhezi.

Pas portugezit vjen Gareth Bale, me roveshiatën e realizuar në finalen e Champions League kundër Liverpoolit, për rezultatin 2-1.

Podiumi mbyllet me Gonazalo Higuain dhe golin e shënuar nga argjentinasi kundër Tottenham.

Në top 10 golat e përzgjedhur nga UEFA, Bale dhe CR7 – zënë gjithashtu edhe vendet 6 e 10, me golat e realizuara kundër Borussia Dortmundit, transmeton Gazeta Express.

10 golat më të bukur:

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme