Google Asisstant po bëhet tmerrësisht i zgjuar

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 22:10 | Nga

Në eventin e e tij  #madebygoogle, drejtuesi i kompanisë për Google Assistant, Scott Huffman, shpjegoi se sisistemi Al-powered mund të marri disa karakteristika dhe aftësi te reja në ditët e ardhshme dhe se e gjitha kjo duket shumë interesante.

Për fillestarët, Huffman shpjegoi se përtej paraqitjes së Allo dhe Home, Asistenti do të jete një platform e hapur ku zhvilluesit mund të ndërtojnë funksionalitete, dhe gjithashtu të integrojne sherbimin në produktet e tyre.

Ai do te lejoje njerezit të bëjnë gjëra si gjetja e informacionit për bizneset lokale, te kërkojnë në YouTube për video dhe të dallojnë përmbajtjet përmes link-eve në aplikacionet e instaluara.

Për këtë qëllim, Asistenti do të mbështes dy lloje veprimesh.Veprimet direkte, te cilat do mundësojnë vënien në zbatim të komandave të thjeshta si “turn off the lights” dhe bashkëbisedime të ndryshme të cilat kërkojnë  ndërthurjen midis sistemit dhe përdoruesit.

Mundësitë për zhvilluesit në mënyrë qe te krijojnë veprime për shërbime të ndryshme janë të pafundme.

Huffman shtoj se kjo platformë do të mundësojë kryerjen edhe të veprimeve koplekse si kryerjen e porosive te Ushqimve si edhe mundesimin e lojrave nëpërmjet teksteve, zërit  dhe ndërveprimeve hibride.

Përveç kësaj, bashkëveprimet normale jane ndërtuar nga zhvilluesit nëpërmjet sistemit Api. Ai (që Google ka futur muajin e kaluar)e cila mund te merret si mundësi në të ardhmen  për Google Asistent. Qëllimi i ktëij projekti është qe të funksionoj kudo që ju të gjeni një pajisje funksionale ku te mund te merrni shërbimet e Google, dhe për të reduktuar nevojën për të patur një program specifikë për ta mundësuar veprimin të ndodhë.

Kompania do të nxjerrë më shumë informacion rreth Google  Asistent në dhjetor, dhe ajo gjithashtu do të zbulojë një ndihmës SDK vitin tjetër për ta bërë më të lehtë për krijuesit e pajisjeve për ta integruar shërbimin në produktet e tyre.

Me këtë, Google pritet të dominojnë hapësirën me Google Asistent në shtëpi. Amazon me siguri do të ofrojë konkurrencë të fortë me Alexa dhe aleatet e produkteve si Echo, por gjiganti i kërkimit e ka të qartë avantazhin mbi firmën Amazon duke ofruar nje gamë më të gjërë të shërbimeve që mund të punohen me Google Asistent.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme