Google do ta paguajë taksën dixhitale për të zgjidhur mosmarrëveshjen fiskale me Francën

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti teknologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Google, është pajtuar të paguajë mbi 1.1 miliard dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me autoritetet tatimore franceze.

Në vitin 2017, Franca i kërkoi Google të paguajë taksa pas një hetimi për mashtrim fiskal.

Franca shpreson që Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera të ndryshojnë rregulloren e tanishme që u mundëson gjigantëve të internetit si Facebook, Google dhe Apple të pakësojnë taksat nëpërmjet regjistrimit të të ardhurave në vendet me taksa të ulëta, përcjell Telegrafi.

Për shkak të mos arritjes së marrëveshjes ndërkombëtare fiskale, në janar të këtij viti, Franca vuri një taksë dixhitale 3 për qind ndaj shitjeve të gjigantëve të internetit.

Autoritetet fiskale franceze përshëndetën këtë projekt të zgjidhjes, duke thënë se ky shënon përfundimin e një epoke. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme