Google urdhërohet t’i ruajë e-mailet në ShBA

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 09:13 | Nga

Një gjykatë Amerikane urdhëroi Google të dorëzonte e-mailet e ruajtura në serverët jashtë Shteteve të Bashkuara tek Byroja Federale të Hetimit (FBI). Google duhet të ruajë e-mailet në ShBA thotë një gjykatë Amerikane

Ky vendim bie në kundërshti me një tjetër vitin e kaluar miratuar nga një gjykatë federale ku Microsoft i lejohej të mbante të dhënat e përdoruesve jashtë ShBA-së.

Gjykatësi i çështjes në Filadelfia, Tomas Rueter, tha se transferimi i e-maileve nuk përbën vepër të paligjshme e as konfiskim. Gjithashtu ai qartësoi se nuk ka pasur asnjë interferencë mes e-maileve dhe interesit të poseduesit.

Gjykata e sheh me shqetësim të lartë çështjen me arsyetimin se qendrat e të dhënave jashtë vendit rrezikohen nga cenimi i mundshëm i privatësisë.

Ky vendim erdhi 7 muaj pasi një gjykatë në Nju Jork tha se Microsoft nuk ka detyrimin e rikthimit të e-maileve në ShBA nga një server në Dublin të Irlandës. Të gjitha kompanitë teknologjike përshëndeten rastin e Microsoft.

Më 24 Janar trupa gjykuese e Nju Jorkut apeloi pranë Gjykatës Supreme dhe Kongresit duke thënë se çdo vendim tjetër cenon sigurinë kombëtare.

Në rastin e fundit Google tha shpeshherë ndan e-mail në copëza për të përmirësuar performancën e rrjetit dhe jo medoemos e di se ku gjenden e-mailet realisht.

Nisur nga vendimi për rastin Microsoft, Google shprehu bindjen se e-mailet për të cilat i është kërkuar rikthimi ato janë në të vërtetë në ShBA. Gjiganti i motorit të kërkimit merr më se 25 000 kërkesa për informacion çdo vit nga autoritetet Amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme