Gorani kujton fjalët e Kurtit: Në realitet, kërkush nuk do që të dalë i varfër nga politika

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 22:21 | Nga Ekonomia Online

Dukagjin Gorani, gazetar, ka folur në Pressing të T7 për standardet morale të cilat i ka ngritur Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ka qenë në opozitë.

Gorani e përmendi një prej fjalive të Kurtit që “aktivisti i VV-së duhet të dalë më i varfër sesa kur ka hyrë në politikë”.

Sipas Goranit, kjo deklaratë pos e pamundshme është edhe e pamoralshme.

”Kryeministri i sotëm ka pas kriju popullaritet në shoqëri përmes fjalive që kanë qenë të pamundshme e që ajo është aktiviteti i Vetëvendosjes duhet me dalë më i varfër sesa kur është hyrë në politikë. Kjo është e pamundshme, edhe e pamoralshme për një kohë normale e një shoqëri që mendon të jetë normale”, ka thënë Gorani.

Ai ka thënë se Vetëvendosja ka ngritur standarde “gati religjioze”, duke thënë se e ka bërë politikanin si “dikush që sakrifikon”.

Sipas Goranit, është ngatërruar angazhimi politik në kohë të pushtimit, për dallim nga angazhimi në kohë normale.

Të ngjashme